Aktualitet

E rëndë në Shkodër, 67-vjeçari digjet për së gjalli në gropën e qymyrit, i gjenden vetëm kockat

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë. 

F.m
E rëndë në Shkodër, 67-vjeçari digjet për
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 67-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një gropë ku po digjet qymyr dhe është djegur për së gjalli. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur një natë më parë në fshatin Vilzë. Sot, në një njoftim zyrtar, Policia e Shkodrës njofton se janë gjetur mbetjet kockore dhe bën me dije se nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Poll

MOS HUMB