Aktualitet

HISTORIA/ Ferri që përjetoi italiania shtatzënë nga shqiptari, e kërcënonte me video intime pasi u ndanë, dje i mori jetën

Fandja dyshohet se filloi ta kërcënonte atë, madje edhe me vdekje, duke u paraqitur në supermarketin ku viktima punonte si arkëtare.

f.t
HISTORIA/ Ferri që përjetoi italiania shtatzënë nga
Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

ITALI- Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga vrasja makabër në Itali, ku Vanessa Ballan u qëllua shtatë herë me thikë nga shqiptari Bujar Fandaj. Dyshja kishin pasur një lidhje jashtëmartesore, edhe pse 27-vjeçarja ishte e martuar me një tjetër person.

Një histori tashmë e përfunduar, duke pasur parasysh se Vanessa ishte martuar e tani ishte në pritje të fëmijës së dytë. Marrëdhënia e tyre kishte marrë fund në vitin 2022, por pas ndarjes, jeta e të resë ishte kthyer në makth. Si duket Fandaj nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen dhe nisi ta kërcënonte atë me vdekje dhe shpesh herë paraqitej në supermarketin ku e reja punonte si arkëtare. Ai e kërcënonte edhe me publikimin e videove intime.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme, e reja e kishte denoncuar shqiptarin, i cili ishte vënë nën mbikqyrje nga policia, por kjo gjë nuk e shmangu krimin makabër. Pak ditë më vonë karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e 40-vjeçarit, i cili me sa duket nuk kishte precedentë penalë dhe i sekuestruan kompjuterin dhe celularin.  

Një ditë më parë, 41-vjeçari Fandaj i shkoi në shtëpi të resë në via Fornasette, në Spineda dhe e qëlloi shtatë herë me thikë duke e lënë të vdekur. Bashkëshorti i 27-vjeçares, më të cilin e reja jetonte prej 11 vitesh dhe kishte edhe një tjetër fëmijë, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Tashmë, shqiptari është vënë në pranga. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB