
SHKODËR- Një efektiv policie ka mbetur i lënduar me sende të forta, gjatë një konflikti që ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Admir Okaj, 49-vjeç dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, 47-vjeçarin Ormir Gucia, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë momentit të konfliktit, policit i është shkrepur arma në mënyrë të pavullnetshme, fatmirësisht pa persona të lënduar.
Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi Ormir Gucia 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin Admir Okaj 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.
/ZËRI