Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Po riparonte makinën, pret kokën me gur fresibël 56-vjeçari, humb jetën

Sipas policisë 56-vjeçari u dëmtua në kokë me gur fresibël teksa riparonte makinën

E.K
E rëndë në Tiranë! Po riparonte makinën, pret
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë rrugës ‘Siri Kodra’.

Një 56-vjeçar i cili po tentonte të riparonte një defekt në makinën e tij, është dëmtuar në kokë me gurë fresibël dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën "Siri Kodra", shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB