
Foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një polic bashkiak është dhunuar rëndë. Polici Bruno Jazaj është sulmuar barbarisht, duke pësuar lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në pavionin e kirurgjisë të spitalit të qytetit.
Dyshohet se shkaku i dhunës ka qenë vendosja e gjobave ndaj furgonëve të linjës që transportojnë pasagjerë në zonat rurale. Jazaj ka marrë plagë në kokë dhe hundë, por pas trajtimit mjekësor ka dalë nga spitali.
Ende nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen./ ZËRI
Poll