Aktualitet

E rëndë! Shqiptarja u fsheh në hotel për t’i shpëtuar bashkëshortit, kur e gjeti u hodh nga dritarja

Teksa Policia kishte nisur hetimet për 51-vjeçarin, i kishte sugjeruar që ajo të transferohej në një strehë për viktimat e dhunës në familje.

k.m.
E rëndë! Shqiptarja u fsheh në hotel për t’i
Pamje nga hoteli

GREQI- Një 45-vjeçare shqiptare në Janinë u hodh nga dhoma e një hoteli ku ishte strehuar, vetëm për t'i shpëtuar burrit të saj dhunues. E reja shqiptare, e cila nuk është identifikuar me emër, kishte gjetur strehë në një hotel, bashkë me fëmijët pasi i shoqi e dhunonte dhe e kërcënonte me jetë. 45-vjeçarja kishte shkuar në Polici dhe kishte bërë denoncimin. Teksa Policia kishte nisur hetimet për 51-vjeçarin, i kishte sugjeruar që ajo të transferohej në një strehë për viktimat e dhunës në familje.

Por shqiptarja nuk kishte pranuar dhe zgjodhi hotelin për të qëndruar bashkë me vajzat. Pavarësisht kërkimeve për 51-vjeçarin, nuk u bë i mundur gjetja e tij. Mesa duket ky i fundit e dinte shumë mirë se ku i jetonte e shoqja. Shkoi në hotel dhe i kërkoi takim. 

Vajza e çiftit ka folur për "protothema.gr" dhe ka treguar se mes prindërve të saj nuk ka pasur asnjë incident të dhunshëm, por vetëm kërcënime nga i ati.

“Jo, nuk ka pasur dhunë. Ka pasur vetëm kërcënim nga babai dhe nëna ime u tmerrua. Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe nëna ime nuk është mirë,”- thotë vajza e 45-vjeçares, e cila ndodhet me të në spital.

Nga ana e tij, menaxheri i hotelit ku fshihej 45-vjeçarja me vajzat e saj tregoi se as nuk i kishin thënë që gruaja ishte në hotel kur morën vesh se e reja ishte hedhur nga kati i 3. 

“Ai erdhi këtu, në recepsion dhe po e kërkonte, po e pyeste për të. Nuk kishim dhënë asnjë informacion, as përmes telefonit. Mesa duket e ka mësuar nga një i afërm. Dhe sapo gruaja kuptoi se ishte gjetur, ajo u hodh nga dritarja,”- shpjegon ai.

45-vjeçarja nga Shqipëria po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Janinës, jashtë rrezikut, por me plagë të rënda. Bashkëshorti i saj 51-vjeçar është arrestuar nga Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB