
LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd këtë të shtunë ku një grua ka tentuar të vetëvritet pas dhunës së bashkëshortit. Policia bën me dije se ka vënë në pranga 43-vjeçarin, e identifikuar me inicialet S.K. Sipas bluve të Librazhdit pas dhunës psikologjike që 43-vjeçari ka ushtruar ndaj saj, gruaja ka konsumuar pesticide. Ajo ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve./ZËRI