Aktualitet

E RËNDË në Tiranë, aksidentohet për vdekje në punë 54-vjeçarja, arrestohet kolegu i saj

54-vjeçarja humbi jetën ditën e djeshme në spital si pasojë e dëmtimeve të marra

E.K
E RËNDË në Tiranë, aksidentohet për vdekje në
Foto ilustruese

TIRANË- 56-vjeçari Refik Sokoli, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se ka aksidentuar për vdekje gjatë punës një kolege të tij, 54-vjeçare. Sokoli, gjatë punës së tij si pirunist në një fabrikë për shpërndarjen e pijeve alkoolike, ka rrëzuar dy paleta, që kanë dëmtuar rëndë punonjësen 54-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike. Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

Materialet i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB