Aktualitet

E tmerrshme! Zbulohen prapaskenat, si u tallën autoritetet me vetëvrasjen e Leonard Farrukut: Një gojë më pak

Ish-punonjësja, e cila tha se ka punuar në anija nga hapja e saj në gusht 2023 deri në fund të dhjetorit, duke shtuar se kishte dëgjuar disa shaka të neveritshme.

k.m.
E tmerrshme! Zbulohen prapaskenat, si u tallën autoritetet me
Leonard Farruku

BRITANI E MADHE- Prapaskena rrëqethëse janë mësuar shumë muaj pas vetëvrasjes së shqiptarit Leonard Farruku. Sot, BBC ka publikuar një lajm të rëndë, ku raportohet se stafi në anijen ku mbaheshin emigrantët e paligjshëm qeshën dhe bënë shaka me vdekjen e tij. Lajmin e zbuluar një ish-pastruese, i punësuar në anije.

"Punëtorët në anije, të ankoruar në Portland, Dorset, bënë shaka se tani kishin "një gojë më pak myslimane për të ushqyer","- tha ish-pastruesja. Ish-punonjësja, e cila tha se ka punuar në anija nga hapja e saj në gusht 2023 deri në fund të dhjetorit, duke shtuar se kishte dëgjuar disa shaka të neveritshme, por që theksoi se kjo ishte pak a shumë e gjithë klima e stafit të punësuar në atë vendgrumbullim emigrantësh. 

Po ashtu, ajo shtoi se më herët nuk ishte ndjerë e gatshme që të raportonte atë që kishte dëgjuar. Por shumë shpejt, i erdhi edhe një paralajmërim...vetëm sepse ishte treguar e dashur dhe e komunikueshme me personat që ndodheshin në atë anije. 

"Më thanë se po më jepnin një paralajmërim verbal sepse nuk duhet të isha miqësore. Më pas, nuk më është ofruar më punë."

Në një përgjigje ndaj rrëfimit të saj, Ministria e Brendshme tha: Ne nuk i njohim pretendimet. Bibby Stockholm është pjesë e planit të qeverisë për të reduktuar përdorimin e hoteleve të shtrenjta. "Banorët" kanë akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social, duke përfshirë mbështetjen e shëndetit mendor.

Leonard Farruku ndërroi jetë në dhjetor pa e ditur se ai kishte fituar të drejtën për të punuar në Angli e drejtë e cila iu dha nga Home Office. I riu shqiptar kishte mbërritur në Angli prej një viti dhe qëndronte në një azil në Bibby Stokholm. Ai u kishte paguar kontrabandistëve 4,000 euro për të shkuar në Britani ilegalisht me një varkë të vogël përtej Kanalit në gusht 2022. Më pas, ai kishte kërkuar azil dhe kërkesa e tij po shqyrtohej në mënyrë aktive nga Zyra e Brendshme në kohën e vdekjes së tij më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Farruku kishte aplikuar për të punuar në një profesion me mungesë, siç lejohet sipas rregullave të Home Office dhe e kishte fituar. Lajm të cilin nuk arriti ta merrte arsye e cila ende mbetet e dyshimte pasi autoritet thone se disa ditë para vdekjes së të riut i ishte dërguar njoftimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB