
Qenushët
TIRANË- Një burrë, i identifikuar vetëm me emrin "Genti", është filmuar teksa lëndon një qen dhe të vegjlit e saj në zonën e njohur të kryeqytetit, në rrugën “Myslym Shyri”. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga "JOQ", Genti e shpon qenin me shtizë për ta nxjerrë nga strofkulla, ndërsa këlyshët ia merr një e nga një duke ia futur në një kovë të madhe për t'u marrë jetën.
E gjithë skena e rëndë është filmuar nga komshinjtë, që më pas kanë shkuar dhe i kanë shpëtuar këlyshët e vegjël. Videoja e tmerrshme është bërë virale, ndaj edhe pritet arrestimi i personit që shfaqet në video, i cili më pas duhet të përballet me ligjin./ZËRI
Poll