Aktualitet

E 'tradhëtoi' fytyra, shqiptari kapet në Itali me 16 kg kokainë në makinë

I riu u shfaq menjëherë i nervozuar dhe i shqetësuar, pa mundur të justifikonte qëndrimin e tij.

f.t
E 'tradhëtoi' fytyra, shqiptari kapet në Itali me 16 kg
droga e sekuestruar

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 16 kg kokainë në makinë. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u ndalua në Perugia për një kontroll nga policia por u “tradhtua” nga mënyra se si reagoi. 

Gjatë ndalimit nga Policia, i riu u shfaq menjëherë i nervozuar dhe i shqetësuar, pa mundur të justifikonte qëndrimin e tij. Droga e ndarë në 15 blloqe u gjet e fshehur nën dyshemenë e bagazhit të makinës.

Gjithashtu u kontrollua edhe shtëpia e 29-vjeçarit dhe më pas u konstatua se nuk kishte precedentë penalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB