Aktualitet

E vranë sot, si u mor peng Mustafa 4 vite më parë, doli vetë dhe e mohoi: Boll përmendët emrin tim!

Viktima nuk ishte i panjohur, në vitin 2020, ai u dyshua se u mor peng, gjë të cilën e mohoi vetë. 

k.m.
E vranë sot, si u mor peng Mustafa 4 vite më parë, doli vetë
Edmond Mustafa

MAL I ZI- Vritet në Tivar, Edmond Mustafa. Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, teksa viktima ishte në biznesin e tij. Për vrasjen e shqiptarit në pranga ka përfunduar një person që mediat vendase pretendojnë se është një emër i njohur për Policinë. Sipas “Vijesti” bëhet fjalë për Baranin, i cili i përket degës lokale të grupit të organizuar kriminal të klanit "Škaljar". Por edhe viktima nuk ishte i panjohur, në vitin 2020, ai u dyshua se u mor peng, gjë të cilën e mohoi vetë. 

"Më duhet t'ju them se kjo nuk përputhet fare me të vërtetën. Nuk jam rrëmbyer asnjëherë dhe kam lexuar në media se jam rrëmbyer dhe keqtrajtuar nga disa oficerë policie për të më detyruar disa rrëfime, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë. Kam pasur biseda me disa prej tyre,"-deklaronte ai. 

Asokohe, Mustafa kishte kërkuar gjithashtu që emri dhe mbiemri i tij të mos përdorej në tekste që nuk janë të vërteta dhe të ndalohet “kryqëzimi i tij mediatik”. Kjo pasi “Vijesti” më 28 korriku 2020, publikoi një lajm me titullin “Si Milloviç dhe Lazoviç e rrëmbyen Mustafën dhe i kërkuan të fajësonte partnerët e tij: donin ta detyronin të rrëfehej”. Pengmarrja u dyshua se ndodhi lagjen Siti të Podgoricës.

Por sot, ai u qëllua për vdekje./ZËRI

Poll

MOS HUMB