
TIVAR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Tivar, Edmond Mustafa. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa policia ka ndaluar një person i cili dyshohet të ketë marrë pjesë në eliminimin e shqiptarit.
Siç raportojnë mediat vendase identiteti i të dyshuarit nuk është bërë publik për shkak të hetimeve. Dëshmitarët okularë të cilët janë marrë në pyetje nga hetuesit, pretendojnë se Mustafa ndodhej pranë një banke biznesi i shoqëruar nga një grua, në momentin kur u qëllua rreth 10 herë nga autori, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.
Shqiptari dyshohet se është pjesëtar i klanit “Skaljar” dhe pista paraprake e hetimit janë konfliktet e dyshuara me pjesëtarë të këtij klani./ZËRI