Aktualitet

‘E vrava dhe piva më pas birra’, Eduart Danaj: Nuk duroja dot kur dashnori i saj i jepte makinës time

Policia e përshkruan shqiptarin si një vrasës tepër cinik

E.K
‘E vrava dhe piva më pas birra’, Eduart Danaj: Nuk duroja dot
Eduart dhe Enkelejda Danaj

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj në Greqi, nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces ndarjeje. Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit e vrasjeve, autori i dyshuar Eduart Danaj i kishte ngritur pritë ish-bashkëshortes së tij, dhe e ka qëlluar atë të paktën 10 herë me thikë sapo e ka parë që ka kaluar rrugën.

Më pas 50-vjecari është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe është strehuar një një hotel, ku kishte qenë më herët i punësuar. Aty ai ka ndezur televizorin dhe ka parë lajmet për krimin e rëndë.  Danaj kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli.. Edhe gjatë bashkëjetesës me viktimin ai ishte konsumues i rregullit i alkoolit dhe pasi dehej, e rrihte. Pas disa orë kërkimesh autoritetet greke arritën ta gjenin dhe ta prangosnin.

Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

Më në fund ai rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse: U zgjova në mëngjes dhe shkova ta prisja sepse e dija që po kalonte në orën 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan.

I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë, autori i dyshohet se është përgjigjur se “Nuk duroja dot të shikoja dashnorin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

Ajo e kishte denoncuar tre herë, rasti më i fundit ka qenë në datën 7 Maj, pak më shumë se një javë para vrasjes.

Eduart Danaj pritet që të dalë sot përpara Gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Në një video-dokument të publikuar nga protothema.gr dëgjohen zërat dhe lutjet e gruas për ndihmë gjatë një përleshjeje të ashpër mes viktimës dhe autorit të ndodhur mbrëmjen e së hënës së kaluar.

Siç kishte thënë 40-vjeçarja në dëshminë e saj në atë kohë, ata kishin dy fëmijë, një vajzë 21-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar, por ata nuk kishin shkuar mirë si çift pasi kishte gjithmonë dhunë dhe kërcënime.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB