Aktualitet

Sherr dhe të bërtitura, DEL AUDIO pak para se burri të vriste 40-vjeçaren shqiptare në Greqi

Në audio dëgjohet gruaja duke bërtitur dhe duke iu lutur të mos e vrasë. Eduart Danaj e goditi të paktën 10 herë me thikë gruan.

E.K
Sherr dhe të bërtitura, DEL AUDIO pak para se burri të vriste
Enkelejda dhe Eduart Danaj

GREQI- Një audio është publikuar sëfundmi në mediat greke ku dëgjohet debati mes Eduart Danajt dhe bashkëshortes së tij Enkelejda Danaj. Kjo e fundit u masakrua me thikë nga bashkëshorti. Në audio dëgjohet gruaja duke bërtitur dhe duke iu lutur të mos e vrasë. Eduart Danaj e goditi të paktën 10 herë me thikë gruan. Më pas e la të mbuluar nga gjaku në rrugë dhe u arratis, derisa iu kap pas disa orësh.


Gruaja u pikas nga fqinjët rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ajo u gjet e mbuluar nga gjaku. Policia shpalli menjëherë në kërkim Eduart Danaj. Gruaja, Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici, bashkëshortin për dhunë në familje. Pas ngjarjes, në skenën e krimit, ka mbërritur vajza e viktimës, e cila sipas dëhsmitarëve, bërtiste duke qarë: "Është nëna ime, është nëna ime"./ZËRI

Poll

MOS HUMB