Aktualitet

Zbardhet biseda e PLOTË- Artan Gjermeni i shkoi në zyrë Arnisa Këlliçit: Dyrmishi gaboi, ishte i pirë!

Sapo hyn në zyrën e saj, Gjermeni nxjerr flamurin e bardhë dhe i tregon sesi e mësoi të gjithë historinë, më pas justifikon mikun e tij, prokuorin Adriano Dyrmishin, duke i thënë se kërcënimin e ka bërë kur ishte i pirë.

k.m.
Zbardhet biseda e PLOTË- Artan Gjermeni i shkoi në zyrë Arnisa
Arnisa Këlliçi dhe Artan Gjermeni

TIRANË- ZËRI ka siguruar audion e plotë të bisedës së zhvilluar mes gjyqtares, tashmë të pezulluar, Arnisa Këlliçi dhe Artan Gjermenit. Ky i fundit hyn për të shuar "gjakrat" dhe si garanci që gjyqtarja të presë dhe të shuajë gjakrat me prokurorin Adriano Dyrmishi. Në bisedën më të, Gjermeni i bën me dije se njeh edhe të motrën e gjyqtares, gjithashtu gjyqtare, ndëra i shpjegon sesi ka përfunduar që të jetë edhe ai në dijeni të kërcënimit të saj.

Sapo hyn në zyrën e saj, Gjermeni nxjerr flamurin e bardhë dhe i tregon sesi e mësoi të gjithë historinë, më pas justifikon mikun e tij, prokuorin Adriano Dyrmishin, duke i thënë se kërcënimin e ka bërë kur ishte i pirë. Por edhe gjyqtarja nuk i ka pritur mirë komentet e buta të tij, duke u shprehur se asnjë nuk guxon që ta kërcënojë me vdekje ashtu siç ka bërë Dyrmishi, i cili për të do të mbajë pasoja. 

"E di! Tani po ta them një gjë dhe po ta them si motër. Ai ia ka thënë kujt ia ka thënë...dhe nuk vjen këtu që të sqarohet me mua? Unë do i ndërroj pozicionin në sallë të gjyqit me mua vëlla. Mos më thënçin dhe do e bëj! Me aq sa mundem unë, ai nuk ma njeh kokën. Unë jam njeri i studuar jashtë shtetit. E ruaj qetësinë, ama kur më kërcen, nuk pyes. Dhe mos mendojë që më ka gjë në dorë se nuk më ka asgjë,"-i thotë ajo. 

Teksa Arnisa fliste, Artan Gjermeni komunikonte me prokurorin dhe njoftoi gjyqtaren se për 10 minuta do ta kishte në zyrë për ta takuar ballë për ballë. 

"Marrëdhëniet tona janë të nivelit fillestar. Po e konsiderojmë kështu. Perceptimin e kemi maksimal. Unë si vëlla të sugjeroj që këtë bisedë më atë lloj personi dhe për ngjarjen, për mua ilaçi më i mirë në jetë është koha. Mos ta bësh në nivele konfliktuale. Nuk fiton asnjëri gjë nga konflikti kam hequr unë konflikte dhe të natyrës private. Ti e di shumë mirë që kam pasur incidente për shkaqe të tilla. Po si motër të të sugjeroj më qetë. Jo për shkakun se është Dyrmishi, të lutem këtë emocion ma hiq veçantë. Por këtë e them për ty, mos të cedosh. Ti je gocë që qejfin e ke maksimalisht që do të shëtisësh do të bësh do të shijosh. Unë kam ca kohë që edhe për shkak të moshës i largoj, më mirë mos ti di. Ndjesë që ta thashë këtë gjë por të fola si motër. Diferencën e ngelur e kemi në bisedë. Fakti që ai më tha do vij këtu, nuk kam punë me këtë punë, unë deri këtu sot në mëngjes u futa dhe u orientova. Unë e thashë mendimin tim. Jam i parimit përballje. Më thanë çfarë mendimi ke. I thashë vëlla unë të ligut edhe në jetë nuk i jam shmangur.  Edhe sikur të kesh gabuar, kam gabuar dhe i kam dalë përballë, i kam thënë kam gabuar ose jo nuk kam gabuar, si do e zgjidhim. Ti vazhdo si të duash. Unë mendimin personal ia thashë, Dyrmish ti do shkosh të mos i shmangesh jo asaj vajze, po çdolloj personi që mund të keni një përballje të tillë. Nuk jam i parimit mos u përball, fshihu. Qoftë edhe një bisedë jo e këndshme. Jam i kësaj natyre. Ai për 10 minuta vjen,"-tha Artan Gjermeni. 

Fillimisht ishte kancelari i gjykatës (Donaldi ai që përmendet në bisedë) ai që bëri një kallëzim ndaj prokurorit Adriano Dyrmishi. Ky i fundit dyshohet se e ka telefonuar kancelarin, e ka fyer dhe më pas ka përmendur dhe gjyqtaren Këlliçi në telefonatë. Lajmi u publikua në media dhe gjyqtarja u mor në mbrojtje. Sot, Prokuroria e Tiranës vendosi sot nën akuzë gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për falsifikim dhe kallëzim të rremë, duke pretenduar se letra kërcënuese që ajo denoncoi ishte shkruar prej vetë asaj. Ky vendim i prokurorisë së Tiranës erdhi pasi gjyqtarja kërkoi që çështja të hetohej në një tjetër prokurori, pasi prokurori Dyrmishi të cilin ajo e akuzoi si kërcënues punon në këtë prokurori.

BISEDA E ZBARDHUR MES TYRE: 

Artan Gjermeni: Të përqafoj njëherë për këtë vit, ta nisim me përqafime të mira. Jam pak më djerë se kam ardhur... Mbarë e mirë!

Arnisa Këlliçi: Më thuaj

Artan Gjermeni: Rasti e solli që përveç meje ishte dhe Vini, rasti e solli që ishim të dy palët. Do takohemi. Unë nuk e dija jam jashtë kësaj teme, telefonata jote më çuditi. Pastaj vajta dhe orientova në hapësirë dhe kohë

Arnisa Këlliçi: Të tha çfarë i kishte thënë?

Artan Gjermeni: Ai do të të kontaktojë vetë, pse ta bëj unë telefonin e prishur. Ku do takoheni?

Arnisa Këlliçi: Ai do vijë këtu, do vijë  në zyrë tek unë.

Artan Gjermeni: Nuk është ky problemi.

Arnisa Këlliçi: Do vijë dhe do jetë ballë për ballë dhe tek për tek me mua.

Artan Gjermeni: Po me ty...Arnisë nuk të thashë asnjë gjë.

Arnisa Këlliçi: Të më shikojë në sy

Artan Gjermeni: Ai do vijë, do të të shikojë në sy. Ai tha nuk qëndron që unë të kem thënë ato fjalë për Arnisën. Më thuaj ku i kam shkruar unë atë fjalë që unë do vras Arnisën tha. Po ma tha tha, le të më pështyjë në fytyrë. Me atë jam nxehur tha. Kështu ma tha, kështu po ta them. I thashë unë ore i ke shkruar atij Donaldit që ty dhe atë do t'ja bëj kështu. Jo, atij po tha, Arnisës jo.

Arnisa Këlliçi: Mua nuk më ka përmendur fare dmth?

Artan Gjermeni: Jo. Ma trego ku e ka shkruar

Arnisa Këlliçi: Ai e ka të regjistruar telefonatën

Artan Gjermeni: Ai ta ketë regjistruar si të dojë.

Arnisa Këlliçi: Dhe...atë natë ka qenë i pirë se dua ta di? Nuk ka rëndësi ë? Por të rëndësi që të kuptoj dhe unë kontekstin. Në 12 të natës të të marrë tjetri në telegon...

Artan Gjermeni: Ai lloj njeriu nuk duhet të ketë qenë normal në atë kohë. Gjithsesi! Nuk do të ishte më mirë tek zyra ime apo në ndonjë vend tjetër?

Arnisa Këlliçi: Jo, jo. Këtu tek unë do vijë ai. Unë i kam shkruar dhe i kam thënë ti do vish. Nuk më ka kthyer. I kam çuar 5-6 mesazhe. Kejdi ka qenë shumë i shqetësuar. Unë jam munduar që ta mbaj larg kësaj gjëjë. 

Artan Gjermeni: Mua duhet të më mirëkuptosh. 

Arnisa Këlliçi: E kam të qartë se ti u fute bërdaf në këtë mes

Artan Gjermeni: U futa sot në mëngjes

Arnisa Këlliçi: Bravo sepse isha unë e shqetësuar për atë që ai ka thënë. Ai do vijë këtu dhe do ma thotë mua. Do më japë mua shpjegim dhe do thotë Arnisa unë nuk kam thënë që do të të vras ty. Mqs është kështu situata. Ai këtë mund ta kishte bërë shumë kollaj edhe dje kur unë i dërgova mesazh. Kupton Nisën?

Artan Gjermeni: Si ti edhe unë, duhet që kur ka një konflikt tek zyrtat andej, ne të ishin jashtë këtij konflikti. Në futjen në këtë bisedë duhet më mirëkuptosh që nuk jam njeriu që...

Arnisa Këlliçi: E di! Tani po ta them një gjë dhe po ta them si motër. Ai ia ka thënë kujt ia ka thënë...dhe nuk vjen këtu që të sqarohet me mua? Unë do i ndërroj pozicionin në sallë të gjyqit me mua vëlla. Mos më thënçin dhe do e bëj! Me aq sa mundem unë, ai nuk ma njeh kokën. Unë jam njeri i studuar jashtë shtetit. E ruaj qetësinë, ama kur më kërcen, nuk pyes. Dhe mos mendojë që më ka gjë në dorë se nuk më ka asgjë.

Artan Gjermeni: Unë jashtë bisedave

Arnisa Këlliçi: E di

Artan Gjermeni: Unë po them që vajta. Parkova makinën, vajta bisedova me të, se nuk i kuptoj gjëra të tilla unë. Unë mund të kem bërë budallallëqet e botës në jetë, gabime dhe incidente të tilla në jetë unë i kam 0. Me kolegë

Arnisa Këlliçi: Me këdo, jo vetëm me kolegë.

Artan Gjermeni: Unë nuk kam konflikte, 0. Kam natyrë ekspresive, por viti i prodhimi më mësoi që...ti e di shumë mirë që unë nuk kam lidhje.

Arnisa Këlliçi: Mua më është përcjellë kështu muhabeti, që do ta vras, ajo është kurvë.

Artan Gjermeni: Ai ka bërë gabim, po ai nuk është burrë.

Arnisa Këlliçi: Do t'ju bëj dhe ty dhe atë që të flisni me vete. Do e shikoni se çfarë do t'ju bëj.

Artan Gjermeni: Tani, unë mendoj që në jetën time unë nuk kam pasur biseda të tilla. Femrave u lejohet që të bëjnë gabime të natyrës më the të thashë, se është natyrale.

Arnisa Këlliçi: Po meshkujve?

Artan Gjermeni: Jo! Donaldi për mua ka gabuar, duhet të vente dhe ti thoshte ku je? Sqarohemi bashkë.

Arnisa Këlliçi: E kërkoi, më tha që e kërkova, unë isha në borxh tha.

Artan Gjermeni: Ty nuk duhet të ta kishte thënë pa sqaruar situatën. Mendoj unë...Njeriu duhet të përtypi dhe gjërat që i di dhe ato që nuk i di në jetë. Sipas meje... Artan Gjermeni: Po i them që të do tek zyra. Vij vëlla tha. Për sa vjen i them unë?

Arnisa Këlliçi: Pa merak, ti shumë faleminderit. Të kam shkaktuar edhe ty shqetësim dhe unë e kuptoj.

Artan Gjermeni: Jo, isha i çorientuar në hapësirë dhe në kohë. Biles kisha lënë një drekë me Bert Kotën se e kam pasur shok klase, me atë oficerin e tij, Oltin se e dua se është çun shumë i mirë dhe i thashë kë të ftojmë ndonjë person tjetër. Fto B. më tha ai se kanë shkuar shumë mirë. E mora dje unë, sot e bëra hesapin. Nuk e bëra dje dhe i them se e kam komshi, por gjithsecili ka punën e vetë. Nuk është se takohemi vetëm kur përplasemi. I them je për drekë nesër? Jo më tha nuk jam mirë, i thashë unë ti për drekë mua më refuzon që unë jam njeriu që refuzoj, jo ti. Thashë me vete, mos kam gabuar unë në ndonjë vend që ishte kjo mënyrë të folur jo e këndshme sipas meje. Sot e mirëkuptova unë që ku e kam kokën unë dhe ça bisedë bën ky. Gjëra që ndodhin. Anulova drekën dhe nuk vete. Ai për 10 minuta vjen. Arnisë, ti e di që njihemi shumë pak bashkë, por perceptimin e kemi dashamirës. Aq më tepër që jam njohur me bashkëshortin tënd dhe e vlerësoj se është bukur që të njohësh njerëz të tillë. Jam lumturuar që e kam njohur atë ditë. 

Arnisa Këlliçi: Shumë faleminderit. Unë Kejdin e kam shok jete. Të lutem vetëm kaq. Shqetësimin që më ka dhënë mua dhe bashkëshortit tim që dje sot dhe të mos guxonte që të vinte nuk di si ta përshkruaj.

Artan Gjermeni: Marrëdhëniet tona janë të nivelit fillestar. Po e konsiderojmë kështu. Perceptimin e kemi maksimal. Unë si vëlla të sugjeroj që këtë bisedë më atë lloj personi dhe për ngjarjen, për mua ilaçi më i mirë në jetë është koha. Mos ta bësh në nivele konfliktuale. Nuk fiton asnjëri gjë nga konflikti kam hequr unë konflikte dhe të natyrës private. Ti e di shumë mirë që kam pasur incidente për shkaqe të tilla. Po si motër të të sugjeroj më qetë. Jo për shkakun se është Dyrmishi, të lutem këtë emocion ma hiq veçantë. Por këtë e them për ty, mos të cedosh. Ti je gocë që qejfin e ke maksimalisht që do të shëtisësh do të bësh do të shijosh. Unë kam ca kohë që edhe për shkak të moshës i largoj, më mirë mos ti di. Ndjesë që ta thashë këtë gjë por të fola si motër. Diferencën e ngelur e kemi në bisedë. Fakti që ai më tha do vij këtu, nuk kam punë me këtë punë, unë deri këtu sot në mëngjes u futa dhe u orientova. Unë e thashë mendimin tim. Jam i parimit përballje. Më thanë çfarë mendimi ke. I thashë vëlla unë të ligut edhe në jetë nuk i jam shmangur.  Edhe sikur të kesh gabuar, kam gabuar dhe i kam dalë përballë, i kam thënë kam gabuar ose jo nuk kam gabuar, si do e zgjidhim. Ti vazhdo si të duash. Unë mendimin personal ia thashë, Dyrmish ti do shkosh të mos i shmangesh jo asaj vajze, po çdolloj personi që mund të keni një përballje të tillë. Nuk jam i parimit mos u përball, fshihu. Qoftë edhe një bisedë jo e këndshme. Jam i kësaj natyre. Ai për 10 minuta vjen. 

Arnisa Këlliçi: Këtu do jem unë nuk lëviz. Unë kam ndenjur deri në 5 dje. I çoja mesazhe

Artan Gjermeni: Kur të thashë që po vij tek ju të thashë që të kishim kohë të bisedonim

Arnisa Këlliçi: Do e pres këtu pa merak fare, të gjitha që kam jam e gatshme t'i shtyj vetëm të diskutoj këtë muhabet. Sepse duhet sqaruar. S'ka! Nuk ka lindur akoma ai burrë nënë që më thotë mua do ta vras atë. Dhe ai nuk kupton një gjë. Unë dellin e kam shumë të fortë, nuk më ka asgjë në dorë. Se mendon se mund të ketë.

Artan Gjermeni: Nuk e kam dëgjuar. Kemi qenë 3+1, 4 vetë ulur dhe djali i Benit se ka qenë i angazhuar më këtë punë. Nuk kam kuptuar që të më thotë kemi punë me këtë gjë. Koha sot ka qenë e shkurtër për mua. 

Arnisa Këlliçi: Dje pse më kthente mua?

Artan Gjermeni: Nuk ia bëra këtë pyetje. Unë i kam thënë vetëm një gjë. Ti ke folur me Donaldin në 12 të natës, ke gabuar rëndë. Po tha kam gabuar rëndë. Por nuk është gabim se mund të ndodhë në një moment. Unë mund të ndodhte ndonjë gjë, se unë do vija sot pa ditur gjë që të vija me ty dhe të bëja shaka. Dhe ty mund të mos të të pëlqente shaka për shkak të situatës ku ishe dhe të më thoshe ndonjë fjalë që të mbetesha i fyer. Gjëra që më kanë ndodhur mua, ai tjetri qeshte mua më ziente koka. Mund të ndodhte sot. Telefonatën që ka bërë me atë. Ka gabuar rëndë dhe ai e pranon. I thashë ishe pak i rrumbullakosur, aty afër tha. Unë nuk e pranoj argument në nxjerrjen e fjalëve të asaj natyre. Ka njerëz që e pranojnë. Është ajo shpreja çka barku, nxjerr bardhaku. Edhe kur folëm bashkë të thashë që nuk e pranoj argumentin e pijës se mund të them isha i pirë, pashë Arnisën në dritare dhe vajta e putha. E ça pastaj se ishe i pirë ti? Pse nuk puthe ndonjë tjetër? Nejse të mora shembull ty se është më mirë sesa ndonjë tjetër. E bërë nga respekti maksimal. Biles...

Arnisa Këlliçi: Unë kam shumë konsideratë për ty.

Artan Gjermeni: Ngacmoja tët motër në konsulte para 2 ditës

*hyn Dyrmishi

Arnisa Këlliçi: Prokuror hajde!

Artan Gjermeni: Fjala e fundit i tregova një histori asaj se po qeshte për një çështje civile dhe i thashë kemi bërë një debat tek ajo i thashë tek kush është juriste më e  mirë. Arnisa tha mbi motrën time nuk vë asnjë. Hahaha qeshi me të madhe.

Arnisa Këlliçi: Shefi rrofsh./ZËRI

Poll

MOS HUMB