Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, autorët u larguan me "Audin" e zi, policia "blindon" juglindjen

Autorët janë larguar me një mjet tip "Audi" në ngjyrë të zezë nga vendi i ngjarjes.

zh.ll
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, autorët u larguan me
elbasan

ELBASAN- Vrasja e biznesmenit Edmond Hysa alias Mond Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka ngritur në këmbë autoritetet për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes. Këta të fundit, dyshohet se pas krimit kanë lëvizur drejt Librazhdit, ndërsa policia ka ngritur 4 postoblloqe në Korçë, Pogradec e Devoll me qëllim shmganien e një kalimi të mundshëm të autorëve drejt Greqisë. 

Autorët janë larguar me një mjet tip "Audi" në ngjyrë të zezë nga vendi i ngjarjes. Burime pranë policisë bëjnë me dije se do të vijojë edhe për personat që disponojnë armë pa leje apo mjete të tjera të ndaluara.

Biznesmeni Mondi Mëhalla ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të dielës (30 Nëntor) pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij. Mësohet se ai ka marrë dy plumba në kokë, menjëherë sapo është futur në mjetin e tij Range Rover, që ndodhej i parkuar pranë karburantit në pronësi të tij.  E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë. Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB