Aktualitet

EMRAT/ Dalin sot para Gjykatës së Tiranës 29 nga 233 të arrestuarit e “Tempullit”

Në Gjykatën e Tiranës do të dalin vetëm personat e vënë në pranga në kryeqytet, ndërsa personat e tjerë do të gjykohen në rrethet ku ka ndodhur edhe arrestimi.

E.K
EMRAT/ Dalin sot para Gjykatës së Tiranës 29 nga 233 të
Operacioni Tempulli

TIRANË- Do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës 29 nga 233 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli” që u shtri në disa qytete të vendit me fokus luftën kundër shpërndarjes së drogërave në ambientet pranë shkollave. Mësohet se prokuroria do të kërkojë masën e arrestit me burg për shumicën e personave të arrestuar me përjashtim të 4 grave dhe të një moshuari, ndaj të cilëve pritet një masë më e butë.

Në Gjykatën e Tiranës do të dalin vetëm personat e vënë në pranga në kryeqytet, ndërsa personat e tjerë do të gjykohen në rrethet ku ka ndodhur edhe arrestimi. Ndërkohë që janë identifikuar dhe personat e vënë në pranga në Tiranë, dhe që do të përballen sot në Gjykatë, të cilët janë:

1-Faik Kurti
2-Gerti Hoxha
3-Roland Mora
4-Emiliano Doku
5-Eduart Ferraja
6-Marjus Kodra
7-Elgert Gjoni
8-Besmir Hardhija
9-Bledar Matohu
10-Erison Ponari
11-Dario Coclli
12-Florenc Pushi
13-Kristian Karaxhuku
14-Leonard Dajti
15-Serxhio Sina
16-Ergys Fejzo
17-David Zhegu
18-Elton Zhegu
19-Klajdi Tufa
20-Alerd Zhurda
21-Francesko Meta
22-Gentjan Demiri
23-Clirim Demiri
24-Dushi Spahiu
25-Merushe Xhiku
26-Kejdi Zepishta
27-Frenki Derveni
28-Eutisjo Mekshi
29-Drilon Memaj
30-Eriol Liksala
31-Elton Sulenji
32-Sidorel Karaj
33-Ferdinant Qordja
34-Emanuel Heti
35-Xhemal Gjoka
36-Ruzhdi Peposhi
37-Roberto Algjoni
38-Alime Skuka
39-Marlen Gutici
40-Sefedin Meminaj
41-Daniel Pashollari
42-Xhoni Kurteshi
43-Anderson Fidani
44-Agron Birja
45-Klajdi Mema
46-Xhoj Shkreta
47-Marius Hajdari
48-Edison Canaj
49-Andi Hyka
50-Hysen Muca
51-Marsel Harizi
52-Andi Arapi
53-Tedi Rusi
54-Majlinda Cico
55-Denis Aliu
56-Klaus Kalemi
57-Ermond Osmani
58-Genis Mustafa
59-Kosteljo Xega
60-Ergys Dizdari
61-Nikolla Deda
62- Fatjon Haxhiaj
63-Florian Shehu
64-Hindi Meta
65-Samuel Muka
66-Ersi Pushi
67-Bekim Domi
68-Luzjana Karagjozi
69-Amarildo Mucollari
70-Lulzim Plaku
71-Flamur Algjoni
72-Elnid Resulaj
73-Florian Kellici
74-Ervis Mecuku
75-Anxhela Kociu
76-Elidor Xhiku
77-Engjell Hortja
78-Orges Veliaj
79-Agjelos Cumani

Ndërkohë nesër do të vijojë masa dhe për të tjerët, për shkak edhe të numrit shumë të madh të të pandehurve, të cilët kërkojnë edhe ambiente më të mëdha. Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motorr për të mos u kapur nga policia. Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike. Operacioni i koduar Tempulli u shtri në disa qytete kryesore të vendit, si Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Fieri, ndërkohë që numri i masave të sigurisë ishte rreth 300 të lëshuara në total.

Në pranga ranë 233 persona të akuzuar për shpërndarje droge në shkolla e lokale. Gjatë këtij megaoperaconi u kap dhe një sasi droge e sjellë nga Kanadaja, në formë xhelatinoze, e cila sipas ekspertëve është 5 herë më e fortë se kanabisi.

Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës sekuestroi edhe 3.7 kg kokainë gjatë operacionit të sotëm dhe 10 kg kanabis si dhe 30.000 euro, 45 milionë lekë të vjetra, 6000 paund, 12 automjete, 3 motomjete, 78 aparate celularë dhe 12 peshore elektronike. Në ndihmë të Policisë së Shtetit ishin edhe Forcat e Armatosura, që vunë në dispozicion helikopterë për zhvillimin e operacionit./Zëri

Poll

MOS HUMB