Aktualitet

EMRI- Aksidentohet për vdekje motoçiklisti në aksin Delvinë-Kardhiq

Ka qenë një grup motorristësh që udhëtonte në zonë, por një prej tyre ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.

f.t
EMRI- Aksidentohet për vdekje motoçiklisti në aksin
FOTO ILUSTRUESE

DELVINË-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq. Ka qenë një grup motorristësh që udhëtonte në zonë, por një prej tyre ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën. Viktima është Astrit Lamaj, 53 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Skërficë-Fushë Vërri”, gjatë lëvizjes së një grupi motorristësh, njëri prej motomjeteve që drejtohej nga shtetasi A. L., 53 vjeç, banues në Durrës, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi A. L.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se 53-vjecari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB