Aktualitet

Tregtarët e Belshit sërish në protestë, ulen në rrugë

Ata u ulën në rrugë, ndërsa shprehen se tregu i ri është larg zonave të banuara dhe nuk aksesohet nga njerëzit.

E.K
Tregtarët e Belshit sërish në protestë, ulen në
Pamje nga protesta

BELSH- Tregtarët e Belshit kanë dalë sërish në protestë këtë të shtunë për të kundërshtuar vendimin e Bashkisë që i detyron të zhvendosen në një treg të ri, jashtë qytetit. Tregu ndodhet 5 km larg qendrës së Belshit, në fashatin Marinëz.

Sot, supozohej të ishte ditë pazari, por Policia e kishte bllokuar rrugën që të çonte tek vendi ku shisnin më parë, ndërsa ata refuzonin të shkonin tek tregu i ri.  Ata u ulën në rrugë, ndërsa shprehen se tregu i ri është larg zonave të banuara dhe nuk aksesohet nga njerëzit.

Më 29 Prill, tregtarët shpërthyen portën e Bashkisë së Belshit dhe mësynë brenda instituticionit për tu takuar me kryebashkiakun. Ky i fundit nuk ndodhej në zyrë, ndërsa i priti vetëm Sekretari i pegjithshëm. Zgjdhja e vetme, sipas bashkisë, është zhvendosja e tyre në tregun agroushqimor, në Marinëz. Sipas numrit dy të bashkisë, Mustafa Çarçiu vendi ku ndodhet tregu aktualisht bllokon rrugën dhe nuk u lë akses turistëve, të cilët sipas tij, jashtë shtuar së fundmi në Belsh. Banorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB