
BRITANI- Eduart Muçaj është dënuar këtë të hënë me 2.8 vjet burg nga drejtësia britanike pasi akuzohet për kontrabandë emigrantësh nga Holanda drejt Britanisë së Madhe. Ai u kap me një jaht, brenda të cilit u gjendën 12 emigrantë, mes tyre dhe një i mitur. Dy nga emigrantët ishin dëbuar më parë nga Britania e Madhe për kryerjen e veprave të rënda. Steve Desmond, një oficer i imigracionit në Zyrën e Brendshme, tha personat e kapur u dëbuan sërish.
Home Office tha se Muçaj ishte nisur nga Den Oever në Holandë në orët e para të 9 gushtit. Roja bregdetare holandeze gjurmoi jahtin e tij i cili po lundronte “në mënyrë të çrregullt”. Forcat Kufitare kapën jahtin dy ditë më vonë kur ai hyri në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar. Dhjetë nga shqiptarët kanë aplikuar që atëherë për azil, tha Home Office./ZËRI