Aktualitet

EMRI- Pëson arrest kardiak, ndërron jetë i paraburgosuri në Tiranë

Myrtaj ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

f.t
EMRI- Pëson arrest kardiak, ndërron jetë i paraburgosuri në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Hekuran Myrtaj, i paraburgosur për kultivim të bimëve narkotike, ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak. Sipas informacioneve paraprake i paraburgosuri i cili po vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja”, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Myrtaj fillimisht raportohet se kishte humbur ndjenjat gjatë qëndrimit në zonën e ajrimit në orën 17:03 të kësaj të diele. Menjëherë punonjësit e sigurisë dhe mjekët e burgut e shoqëruan me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, fatkeqësisht Hekuran Myrtaj  ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Shtetasi i paraburgosur Hekuran Myrtaj, që vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak në QSUT. I paraburgosuri ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajërimit në orën 17:03. Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT. Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”. Myrtaj është arrestuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes.

Poll

MOS HUMB