Aktualitet

EMRI/ Piu fostoksinë pasi u bullizua në TikTok, kush është 41-vjeçarja që i dha fund jetës

Komshinjtë dhe personat që e kanë njohur shprehen se gruaja ishte familjare e rregullt.

D.XH
EMRI/ Piu fostoksinë pasi u bullizua në TikTok, kush është
Vetevrasja

DURRËS – Opinioni publik është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Sukth, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës me fostoksinë, pasi ishte bullizuar në TikTok.

Gruaja, nënë e 4 fëmijëve është identifikuar si shtetasja Bedrie Loka. Në prononcimet për mediat, komshinjtë dhe personat që e njihnin shprehen se 41-vjeçarja ishte një familjare e rregullt.

Në lidhje me ngjarjen tronditëse, në Tiranë është thirrur një protestë, e cila do të mbahet nesër në orën 11:30 minuta në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.

41-vjeçarja nga Sukthi piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/

Poll

MOS HUMB