Aktualitet

Tjetër aksident në punë/ Punëtori bie nga lartësia, niset me helikopter drejt Traumës në gjendje kome

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma.

f.t
Tjetër aksident në punë/ Punëtori bie nga lartësia,
foto ilustruese

SARANDË-Një punëtor 62-vjeçar është plagosur rëndë teksa punonte në një kantier ndërtimi. Servet Ziflaj ka rënë nga lartësia teksa punonte dhe si pasojë e plagëve të rënda është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë (1 qershor), ku fillimisht 62-vjeçari është paraqitur në spitalin e Sarandës.  Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen “Nr. 1”, dyshohet se gjatë kryerjes së disa punimeve (lyerje) në katin e parë të një pallati, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi S. Z., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi brenda muajit maj 3 persona humbën jetën nga askidnetent në kantierër e ndërtimit. Ky është aksidenti i katërt brenda 30 ditëve që shënohet në kantiere ndërtimi në Shqipëri.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB