
MALI I ZI-Rreth 100 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia malazeze në rajonin e Tuzit, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar me inicialet M.U. Mediat vendase raportojnë se operacioni për zbulimin dhe konfiskimin e lëndës narkotike është nisur dhe kryer nga Policia Kufitare e Podgoricës, pas disa ditësh aktivitete nën juridiksionin e tyre në rajonin Nabom - Traboin, në Tuz.
Autoritetet malazeze kanë dyshime se lënda narkotike ka hyrë nga kufiri me Shqipërinë, ndaj po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme hetimore për zbulimin e identitetit dhe arrestimin e një personi që dyshohet se ka transferuar drogën nga territori i Shqipërisë, para se t’i dorëzohej të arrestuarit.
I arrestuari është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike./ZËRI