
TIRANË- Erzen Breçani, dikur zyrtar i lartë në Policinë e Shtetit e sot pas hekurave, duket se nuk kishte dëshirë që djali i tij, Eralbi Breçani të punonte me Ervin Matën, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në bisedat në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, Erzen Breçani ia bën të qartë të birit se në momentin që do të futen paratë në lojë, Eralbi do të rrezikojë prishjen e miqësisë dhe ndarjen nga bashkëshortja e tij, që është njëkohësisht dhe motra e Ervin Matës.
Në një tjetër bisedë, ish-kryepolici i thotë të birit të mos flasë në sy të Ervin Matës për asgjë që ka lidhje me trafikun e drogës, duke shtuar se dyshon se mund të jetë dhe i infiltruar nga Policia në grupet kriminale.
Pjesë nga dosja:
Kështu, Erzen Breçani dergon mesazhet me kete permbajtje: Nuk kam nevoj per askënd mbi tokë. Mi kan borxh, nuk kam nevojë për kredi as për t’i lyp kuj lek pse i lypi lekt e mia e të gjitheve që më kanë borxh. Ai i përmend ne interes të tij që të kujtojnë njerzit që punojmë me lekët e tij por po ban i gabim shum te madh ta dish ti dhe ai...Por nuk ketkoj kurrrrrr... Jam shum mir me ta jan njerëz të mire mka trespektu me shum forma ma mor e pa dhan lek. O nuk i kam lyp jo as nuk i lypi... Pse ai thot vet e mendon vet nuk asht problemi jem...I due si miq, kaq, se ate minut që të punosh me lekë me të, je i ndamë me nusen tane e me ata miq...
Ai ne vazhdim i tregon edhe si te komunikojë me Ervin Maten dhe si te flase ne takim duke i derguar mesazhet...
Nuk merren thuej me asgja baba e mixht emij i kan ba tre miljon euro per pes vjet e na kan majt me lek me shpia me punë të pastër dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog pa punët e pista. Kaq asht e vertet dhe thuja ne mes tanve... Thuja more thuja me letra e të deklarume i ka ba baba jem me vllazen e nipa tuj punue me tan qe jem nje ushtri e i ka ba per pes gjasht vjet tre milion euro. Une c’ka kam fitue i kam prish per qef thuju... Mos fol gja ne sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policise ne grupet kriminale se kam pyet qysh heren e pare...".
Nga këto tekste të derguara nga Erzen Breçani krijohen dyshime se ai eshte ne dijeni te aktivitetit që ushtron Eralbi Breçani, kur dergon tekstin "mos fol gja ne sy të tij per pune droge...".
Po ne vazhdim të bisedes se kesaj date, Erzen Breçani më tej shpjegon edhe marrëdhenien me Luan Maten si dhe situatat e tij familjare.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai