
GREQI- Një ditë pasi GJKKO shtyu për në datën 5 mars seancën ndaj Fredi Belerit, avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës kanë mbajtur sot një konferencë për mediat, ku ka marrë pjesë edhe Athanasios Zupas, kryetari i kolegjit të avokatëve të Patras dhe anëtar i asamblesë plenare të avokatisë të Greqisë.
Ky i fundit deklaroi se në rastin e Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, teksa u shpreh se ka pasur raste të tjera të ngjashme, por që janë trajtuar ndryshe nga rasti i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Ai gjithashtu theksoi se është shkelur e drejta e barazisë.
“Prezenca jonë këtu është bërë pas faktit të zgjedhjes së zotit Beleri dhe ndërkohë që ai u shpall si kryetar bashkie nga Gjykata Civile. Dëgjoj paraburgimin e tij duke shkelur të drejtën e prezumimit të pafajësisë së tij. Meqë prezumiumi i pafajësisë është një parim bazë dhe si në çdo rast, në çdo vend të BE nëse ndodhte diçka e tillë, ku një kryebashkiak do të bënte një akt që më pas do të ishte i dënueshëm, në rastin konkret pamë se prezumim i pafajësisë nuk është respektuar në rastin e të pandehurit tonë. Kemi vënë re se ka raste të tjera që gëzojnë një trajtim ndryshe dhe kjo është diçka që nuk duhet të ndodhte sepse kështu kemi shkelje të barazisë në të drejtë. Kemi ardhur të monitorojmë gjyqin e zotit Beleri, i cili ka dy nënshtetësi”, tha avokati grek.
Gjykata e Posaçme shtyu dje seancën për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili ndodhet në burg, nën akuzën për blerje votash./ ZËRI