Aktualitet

ATENTATET e dështuara! Vëllezërit Çopja tentuan 4 herë të vrasin Erjon Alibejn, shënjestër edhe Nuredin Dumani

Vëllezërit Franc dhe Hajdar (Bako) Çopja, kanë tentutuar katër herë për të eliminuar, Erion Alibeajn.

f.t
ATENTATET e dështuara! Vëllezërit Çopja tentuan 4
Erion Alibej, Hajdar Çopja dhe Nuredin Dumani

TIRANË-Operacioni i SPAK 'Plumbi i Artë 2' ka zbuluar veç vrasjeve të porositura nga banda e vëllezërve Çopja në Elbasan dhe 16 ekzekutime të mbetura në tentativë.  Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm, një prej tyre vëllain e tij Erion Alibej. Vëllezërit Franc dhe Hajdar (Bako) Çopja, kanë tentutuar katër herë për të eliminuar, Erion Alibeajn.

Po ashtu, sipas SPAK është tentuar dy herë të vritet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer sagën e vrasjeve në Elbasan. Dumani ndërkohë ka rrëfyer sagën e vrasjeve në Elbasan. 

Nuk kanë munguar dhe pagesat për të vrarë dhe Aleksander (Aldo) Brahon, vëllain e Klevi Bahos, i vrarë në korrik të 2019-tës. Po ashtu në listë janë dhe disa tentativa të tjera, por që SPAK nuk u ka zbuluar emrat.

SPAK ka zbardhur edhe atentatin ndaj Irfan Azizit ngjarje e ndodhur e vitit 2020 në Berat para një karburanti. 

Kei Piku po ashtu ka qenë një nga shënjestrat e vëllezërve Çopja, ku në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’. 

Po ashtu në listë janë dhe disa tentativa të tjera, por që SPAK nuk u ka zbuluar emrat.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:

9) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;

10) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;

11) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;

12) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;

13) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;

14) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;

 15. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;

 16. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;

  17. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;

  18. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;

  19. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;

  20. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;

  21. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj– gusht të vitit 2020;

  22. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.

23. Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.

24. Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan.

Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai./ZËRI

Poll

MOS HUMB