Aktualitet

Protesta në aksin Librazhd - Elbasan / Procedohen 5 persona

Policia ka bërë edhe një njofim zyrtar ne lidhje me këtë protestë ku cilëson se këta pesë persona janë proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”.

M.M
Protesta në aksin Librazhd - Elbasan / Procedohen 5 persona
Pamje nga protesta në aksin rrugor Librazhd - Elbasan

ELBASAN - Protesta e 31 Korrikut, organizuar nga banorët në aksin rrugor Librazh – Elbasan nuk ka kaluar pa tensione. Policia ka shoqëruar pesë persona në komisariat pasi kanë bllokuar qarkullimin në këtë aks rrugor. Policia ka bërë edhe një njofim zyrtar në lidhje me këtë protestë ku cilëson se këta pesë persona janë proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”.


Noftimi i policisë:

“Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mirakë, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm, me pretendimin se rruga që po bëhet nuk ka hyrje në fshat”, thuhet në njoftim. 

Banorët kanë protestuar për shkak të bllokimit të rrugës hyrëse dytësorë në fshatin Mirakë. Ata kërkuan ndryshimin e projektit, pasi ky projekt ndan në dy pjesë fshatin e Hotolishtit, dëmton shtëpitë dhe tokat e tyre bujqësore./ ZËRI

Poll

MOS HUMB