Aktualitet

Abuzimet me fondet e BE, GJKKO lë në burg ish ministrin Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajn

Të vetmit që iu ndryshua masa, ishte Alfred Nikollaj, i cili nga "arrest me burg", u vendos që të ndryshohej në "arrest shtëpie".

k.m.
Abuzimet me fondet e BE, GJKKO lë në burg ish ministrin Ilir Beqaj dhe
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Kërkesat e Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt nuk janë marrë parasysh nga trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuart. Për të dy të akuzuarit, GJKKO nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë të caktuar nga SPAK, atë të "arrest me burg". Të vetmit që iu ndryshua masa, ishte Alfred Nikollaj, i cili nga "arrest me burg", u vendos që të ndryshohej në "arrest shtëpie".

E njëjtë, "detyrim paraqitje", është vendosur për të akuzuarit e tjerë, Bledar Leka dhe Bjona Zija. Në seancën e sotme, e cila zgjati thuajse 6 orë, Beqaj ofroi 50 mijë euro si garanci pasurore për të mos përfunduar në burg. Edhe bashkëpunëtori i tij, Kurtulaj kërkoi të njëjtën gjë. Ai u shpreh se ofronte paratë e përfituara nga shitja e një makine tip "Audi Q7", megjithatë oferta e asnjërit prej tyre nuk është pranuar nga GJKKO./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB