Aktualitet

Rrahën bashëkatdhetarin, policia italiane arreston 3 vëllezërit shqiptarë, por edhe "viktimën"

Zeri

Rrahën bashëkatdhetarin, policia italiane arreston 3

ROMË- Policia italiane ka vënë ditën e sotme në pranga tre vëllezër shqiptarë të moshës 37, 39 dhe 40 vjeç, pasi akuzohen se kanë dhunuar barabarisht bashkëatdhetarin e tyre. Tre shqiptarët, të armatosur me hekura dhe shkopinj bejsbolli sulmuan 36-vjeçarom përpara një lokali në Fiano Romano, në zonën e Romës. Pas disa ditësh hetime intensive, sonte Policia i arrestoi për vrasje të mbetur në tentativë, por në pranga përfundoi edhe i dhunuari. 

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 korrikut dhunuan "për arsye të parëndësishme" shqiptarin tjetër. E gjitha nisi me një debat verbal, kur 36-vjeçari i dhunuar nxorri armën nga brezi dhe plagosi një nga vëllezërit. Hetimet e mëtejshme bënë të mundur edhe konstatimin se arma, e kalibrit 9x21 e përdorur nga 36-vjeçari, ishte vjedhur në nëntor 2014 në Genzano di Roma.

Ndaj në pranga përfunduan dhunuesit e tij, por edhe i dhunuari./ZËRI

Poll

MOS HUMB