Aktualitet

Krimet mjedisore, Balla paralajmëron: Zero tolerencë ndaj keqbërësve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla theksoi se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën ndaj ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzimi apo krimi mjedisor.

D.XH
Krimet mjedisore, Balla paralajmëron: Zero tolerencë ndaj
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale, në lidhje me ndëshkueshmërinë për krimet mjedisore.

Balla thekson se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor.

Ndër të tjera, Balla thotë se nuk do ketë tolerancë ndaj çdo personi që shkel ligjin.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla

Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Përgëzoj Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur.

Një raport i OSCE-së i vitit 2023, nxjerr në dukje faktin se krimi mjedisor në Shqipëri mbetet ende i pa adresuar. Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, nga krimet e mjedisit, më të raportuarat dhe më të proceduarat janë ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës, dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore dhe prerja e pyjeve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB