Aktualitet

Euro 2024/ RENEA, Forcat Speciale dhe Njësitë Elitë, marrin në mbrojtje Kombëtaren në Gjermani

Lojtarët e Kombëtares do të jenë të shoqëruar gjatë stërvistje, ndërsa dhe rezidenca ku ata do të qëndrojnë do të jenë nën mbikqyerjen e rreptë të RENEA-s. 

E.K
Euro 2024/ RENEA, Forcat Speciale dhe Njësitë Elitë, marrin
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit, RENEA, Forcat Speciale, Antiterrori dhe Njësitë Elitë do të lëvizin bashkë me Kombëtaren Shqiptare të Futobllit drejt Gjermanisë në kampionatin europian "Euro 2024". Raportohet se siguria e kuqezinjve do të jetë në duart e Policisë së Shtetit dhe forcave elitë të saj, të cilët do të kujdesen për sigurinë e lojtarëve dhe ekipit që do i shoqërojë. Lojtarët e Kombëtares do të jenë të shoqëruar gjatë stërvistje, ndërsa dhe rezidenca ku ata do të qëndrojnë do të jenë nën mbikqyerjen e rreptë të RENEA-s. 

Siç shkruan WebLajm, në krye të grupit të sigurisë që do të shoqërojë Kombëtaren pas pak ditësh drejt Gjermanisë është përzgjedhur Drejtues i Parë, Alfred Mara. Mara do të ketë tagrat e plotë të komandës të skuadrës elitë, ndërsa ai është edhe personi përgjegjës për komunikimet me Policinë Gjermane. Siguria e kuqezinjve do të jetë që nga Rezidenca e tyre, në fushat e stërvitjes e po ashtu edhe përgjatë ndeshjeve në stadiume.

Efektivët e Policisë Shqiptare pjesë e kësaj skuadre kanë nisur prej dhjetor 2023 kontaktet me palën gjermane, ndërsa më dt.8 qershor 2024 ata do të disklokohen zyrtarisht atje. Të gjithë efektivët e përzgjedhur i janë nënshtruar një filtra dhe kontrolli nga Europol dhe Policia Gjermane, ndërsa janë certifikaur për këtë event sportive. ëebLajm mëson se policisë gjermane i është dorëzuar tashmë edhe një listë e tifozëve shqiptarë të penalizuar dhe përjashtuar nga fushat e blerta si dhe atyre të konsideruar si tifoz problematik./ZËRI

Poll

MOS HUMB