
TIRANË-Erostat ka publikuar një raport të fundit në lidhje me numrin e të burgosurëve në Europë. Sipas statistikave në burgjet shqiptare përqindja e grave është më e ulëta në Europë
Që nga viti 2016, një nga 19 të burgosur të rritur ishte femër. Siç tregohet në figurën 3, përqindja e grave në burgje u rrit nga viti 2011 në 2019 dhe u ul lehtë në vitet 2020-2022. Në BE, përqindja e të burgosurve femra të rritura ishte 5,0 % nga 2010 në 2013, më pas u rrit për të arritur në 5,4 % në 2019 dhe ra në 5,3 % në periudhën 2020-2022. Krahasuar me vitin 2021, numri i të burgosurve u rrit pak në vitin 2022, me 1,7 % për burrat dhe 2,0 % për gratë.

Në total Shqipëria renditet ndër pesë vendet që kanë më shumë persona që janë pas hekurave në raport me popullsinë. Sipas Eurostat, Shqipëria kishte në total 181 të burgosur për 100 mijë banorë për vitin 2022, duke u renditur e pesta, pas Turqisë (403), Hungarisë (199), Polonisë (1901) dhe Çekisë (181). Në rajon, treguesin më të ulët e ka Kosova, që i ka të dhënat të disponueshme deri në vitin 2020, me 78 të burgosur për 100 mijë banorë.
Për Maqedoninë e Veriut e dhëna e fundit është e vitit 2017 (146). Në Serbi në 2022 treguesi ishte 158 dhe për Malin e Zi 166. Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën mungojnë. Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur ishte 175 të burgosur për 100 mijë banorë, treguesi për Shqipërinë ka ardhur në rritje. Gjithsesi, niveli më i lartë është regjistruar në 2016-n, me 209 persona pas hekurave për 100 mijë banorë.

Ata që shkojnë pas hekurave janë kryesisht të mëdhenjtë, teksa Shqipëria ka një ndër normat më të ulëta të burgosjes së të rinjve, me 2.8 për 100 mijë banorë, nga 17 që është ky tregues në Serbi, apo 14 në Itali.
/ZËRI