Aktualitet

Fallxhoret pa NIPT zhvasin këdo përmes rrjeteve sociale: Më q*** nënën, më fute brenda. ..

Kryerja e parashikimeve astrologjike dhe shitja e shërbimeve që lidhen me astrologjinë realizohet në Shqipëri dhe kudo në botë pasi të interesuarit zhvillojnë kurse dhe pajisen me një licensë si astrologe. Por kryerja e ritualeve të njohura rëndom si “Magjia e Zezë” është një veprimtari joformale e cila në Shqipëri nuk përfshihet në asnjë ligj.

Zëri
Fallxhoret pa NIPT zhvasin këdo përmes rrjeteve sociale: Më q***
Biseda

TIRANË- Për fat të keq tregu i fallxhoreve, magjistarëve apo një sërë emrash që ato i vendosin vetes, nuk është i rregulluar në tregun shqiptar, duke e lejuar secilin të punojë dhe të zhvasë këdo që nuk është inteligjent për të kuptuar se truket janë vetëm prodhim i bisedave imagjinare mes tyre dhe gjuetarëve të Tik Tok.

Kryerja e parashikimeve astrologjike dhe shitja e shërbimeve që lidhen me astrologjinë realizohet në Shqipëri dhe kudo në botë pasi të interesuarit zhvillojnë kurse dhe pajisen me një licensë si astrologe. Por kryerja e ritualeve të njohura rëndom si “Magjia e Zezë” është një veprimtari joformale e cila në Shqipëri nuk përfshihet në asnjë ligj.

Por, nene të caktuara të Kodit Penal ndëshkojnë të gjithë ata që në kryerjen e punës së tyre kryejnë vepër penale siç është zhvatja dhe mashtrimi.

Por a mund të mbrojë NIPT-i i këtyre fallxhoreve qytetarët që bien pre e mashtrimit dhe më pas denoncojnë për paratë e zhdukura pa rezultat?

Shumë pak. Por së paku, i ndihmon ndjekësit e astrologjisë që të dallojnë kufirin midis astrologjisë, fallit dhe magjisë.

Në një tjetër bisedë me Emën, Rolanda tregon sesi e ka mjeshtëruar artin e zhvatjes së parave për ribashkimin e çifteve duke kërkuar 3 mijë euro, para që do ti dërgoheshin gradualisht në Ria, në mënyrë që të mos pikaset nga shteti evropian ku jeton.

Rolanda Zeneli: Mund të më hedhësh 1 mijë e 500 tek Money Gram. Jo bashkë, të thashë njëherë. Më q*** nënën, më fute brenda. 

Ema: Hap një certifikatë tamam

Rolanda Zeneli: Nuk e hap dot moj shpirt se më dënojnë, më thonë nga vjen ky lek, më futin brenda moj. Ç’a po thua ti? Në Greqi? Kuptoji gjërat që jam kaq e fortë, kam shumë punë të them, a më kuptove? Most ë pyesin se çfarë e ke këtë njeri, thuaj e kam njeriun tim, ia dërgoj për një dhuratë se është fukara, eh…

Sa është limiti që mund të dërgosh përmes Western Union nga Shqipëria?

Deri në 3 mijë euro mund të dërgosh pa pasur nevojë pa asnjë dokuent shtesë. Në momentin që kalon këtë shifër, institucionet nisin verifikimet dhe këto nuk janë vetëm politikat e Western Union, por edhe të shteteve të ndryshme.

Nga momentin që fallxhorja nuk rezulton e punësuar apo e vetëpunësuar në shtetit grek, shifra të mëdha parash që mund të tërheqë mund ta vendosin nën hetim dhe mund t’i hapë telashe me krimin ekonomik.

Gjë që ajo nuk mund t’ia lejojë vetes, pasi nuk do të kishte më fitime.

Poll

MOS HUMB