Aktualitet

Përplasja mes të rinjve te TEG-u, arrestohet në spital Fatjon Dauti, në kërkim Marjo Bajramaj, futbollist i Laçit

Sherri u nxit pas aksidentit të dy vajzave me makina luksoze, të cilat lajmëruan të afërmit

I.F
Përplasja mes të rinjve te TEG-u, arrestohet në spital Fatjon
Mario Bajramaj

TIRANË- Policia e Tiranës arrestoi mbrëmë në spitalin e Traumës, 29-vjeçarin Fatjon Dauti, i cili u konfliktua mesditën e djeshme me sende të forta me Marjo Bajramajn në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-u në kryeqytet. Autoritetet bëjnë me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim Adem Noreci, 29 vjeç, Mario Bajramaj, 25 vjeç, dhe Isuf Lika, 24 vjeç, të cilët u përshinë në sherr. 

Barjamaj rezulton të jetë futbollist i Laçit, ku të shtunën ka luajtur titullar për skuadrën. Por, ditë më pas ai është shpallur në kërkim, pasi u përfshi në sherr me Dautin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 

Bëhet me dije se ishte e motra e futbollistit të Laçit që u përfshi dje në aksident, e cila u përplas me dy automjete, njëri i përkiste Fatjon Dautit, i cili ishte me targa angleze. Ky i fundit ka debatuar me vajzën edhe pse pësoi dëme të vogla materiale. Menjëherë pas këtij konflikti vajza telefonoi vëllain dhe bashkëshortin e saj.

Konflikti mes tyre ka përfunduar në përplasje fizike, madje dhe në nxjerrien e armës së zjarrit. Sipas efektivëve, arma i përkiste Fatjon Dautit, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes. Burimet bënë me dije për ZËRI-n dje, se 29-vjeçari që mbeti i plagosur nga sherri u arrestua mbrëmë, më 22 gusht, në spital. Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një sasi kanabisi. Ndaj tij rëndon akuza armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB