Aktualitet

Fillon kompensimi i dëmeve nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Rindërtim i banesave dhe mbështetje për blegtorët

Kompensimi financiar do të kryhet nga fondet e vetë bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

l.k
Fillon kompensimi i dëmeve nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes:
foto nga zjarri në Delvinë

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar nisjen e procesit të vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në territorin e vendit. Në çdo bashki të prekur është ngritur një Grup Konstatimi për inventarizimin e dëmeve.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ky grup ka për detyrë evidentimin dhe përllogaritjen e dëmeve të ndodhura në banesa,infrastrukturë,biznese, kultura bujqësore,mjete mekanike si dhe objekte social-kulturore.

Theksohet se pas plotësimit të formularëve përkatës me kostot financiare, bashkitë do të përgatisin listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës. Kompensimi financiar do të kryhet nga fondet e vetë bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

Ministria e Mbrojtes ka theksuar se për banorët që kanë humbur shtëpitë e tyre do të anagzhohen stukturat shtetëtore për ndërtimin e shtëpive nga e para.

Në kuadër të ndihmës së parë, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka shpërndarë sasi të konsiderueshme ushqimi për bagëtitë në zonat e dëmtuara, përkatësisht në bashkinë Gramsh, Delvinë dhe Himarë.

Bëhet me dije se në bashkinë Gramsh janë shpërndarë 11 ton koncentrat për blegtorët, ndërsa në Delvinë dhe Himarë gjatë ditëve të fundit janë shpërndarë 38 ton koncentrat për blegtorët e zonës.

Fillon kompensimi i dëmeve nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes:

Fillon kompensimi i dëmeve nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes:

Ky hap vjen pas deklaratës publike të Kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, i cili tha se qeveria do të nagazhohet për të mbështetur çdo qytetar që është prekur nga zjarret në vend.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa, nfrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË!

Poll

MOS HUMB