
BELGJIKË- Shuma marramendëse! Kaq kanë arritur që të përllogarisin mediat belge lidhur me fitimet e grupit shqiptar që merrej me trafikun e drogës në Belgjikë. Midis fillimit të prillit dhe 9 shtatorit 2021, sekuestrimi i kokainës nga organizata kriminale kap një shumë prej 13.42 milionë eurosh. Për ato që ende nuk janë kapur, fitimet janë të pallogaritshme. Sipas mediave të huaja, nga hetimet rezultoi se një nga të pandehurit kryesorë, Alfredo H., (emri i plotë nuk dihet) ishte në kontakt me grupet mafioze italiane të krijuara në Limburg. Të dy këto organizata kriminale ndanin një depo ku ruanin drogën.
Prandaj prokurori federal përllogarit shumën prej 13.42 milionë eurosh, duke qenë se organizata e shiste kokainën e saj me çmimin e shitjes me shumicë prej 27.500 euro për kilogram. Organizata e sillte kokainë në Belgjikë duke përdorur forma të ndryshme. Kur nuk fshihej në arkat e bananeve, ilaçi mund të integrohej në produkte si: qymyr, çimento, tul frutash.
Por më pas duhej rikthyer në gjendjen fillestare! Këtu theksohet rëndësia e "kimistëve" kolumbianë. Të tjerët, kishin detyra me specifike. Dikush merrej me menaxhimin e magazinave, dikush tjetër për menaxhim të “forcës punëtore”, kishte “vëzhgues” që monitoronin doket në port, kishte persona që merrnin kokainën por edhe “transportues” dhe “dorëzues”. Këta të fundit e dërgonin kokainën kryesisht në Gjermani, Spanjë, Itali apo Holandë. Dhe, në fund, duheshin edhe “pastruesit” e fitimeve të krijuara nga ky aktivitet kriminal.
Në këtë proces gjyqësor 40 persona akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale aktive në trafikun e drogës. Hetimi, me emrin e koduar Black Eagle, nisi në shtator 2020 kur Policia zbuloi kanabis, aceton, por edhe një fuçi lëngu në të cilin ishte ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë, e cila ishte "holluar". Grup mendohet se drejtohej nga Bashkim Osmani nga Kosova, Artur Shehu dhe Arben I., identiteti i plotë i të cilit nuk dihet./ZËRI