Aktualitet

‘Fitojmë 85% të luftës”! Talo Çela dështoi, Arjan Spahiu u ekzekutua në Belgjikë, vëllezërit iu shënjestruan në varrim

Hajdar Bako bisedon me shtetasin Talo Çela të cilit i shkruan se, duhet vrarë Arben Spahiu, Arjan Spahiu dhe bashkë me to edhe vëllai tjetër i tyre Rigers Spahiu.

F.I
‘Fitojmë 85% të luftës”! Talo Çela
Arjan Spahiu, Talo Çela dhe Mikael Qosja

TIRANË-Një tjetër episod evidentohet në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI, ku grupi Çopja kërkonte ekzekutimin e vëllezërve Spahiu, pasi me vrasjen e tyre do të fitonin 85% të luftës. Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, në lidhje krushqie me Erion Alibej, konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke hetuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e atentatit mafioz në Bradashesh. Ai u vra në Belgjikë më 27 nëntor 2020 me tetë plumba me tetë plumba në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek.

Plani për ekzekutimin e tij ishte planifikuar të ndodhte gjatë periudhës që ai ndodhej në Shqipëri, por Talo Çela gaboi. Më datë 24.12.2019, shtetasi Mikael Qosja (Kamami) ka marrë informacion nga Arzen Mama se ka parë Arjan Spahiun së bashku me shtetasin me emrin Qemal. Menjëherë pas këtij informacioni Mikael Kamami ka dërguar Gurin (Guri Bibën) për të parë lëvizjet e Arjan Spahiu. Më pas Guri Biba është vënë në ndjekje të shtetasit Arjan Spahiu dhe në momentin që Arjan Spahiu ka lëvizur Guri Biba e ka informuar Mikael Kamamin.

Më datë 26.12.2019, rezulton se shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar një motor të modelit T-MAX të cilin do ta përdorte ai së bashku me shtetasin Besmir Haxhia për të ekzekutuar shtetasin Arjan Spahiu. Gjithashtu, nga bisedat evidentohet se, Talo Çela do priste diku pas ekzekutimit të Arjan Spahiu. Mikael Kamami ka sugjeruar se shofer i mjetit T-MAX mund të jetë Ervis Daka. Altin Ndoci nuk e ka patur problem se kush do jetë shofer por rëndësi ka të mbarojnë punë dhe më pas ta dërgojnë tek Talo Çela (Moma).

Në lidhje me këtë ngjarje shtetasi Altin Ndoci i ka dërguar shtetasit Mikael Qosja (Kamami) mesazhin me këtë përmbajtje: "e pam qe nuk ishte ai e lam u trem keq fare ai, shyqyr qe nuk i gjujtem o ikim ne vlla se ngaqe ndezem fenelinat do hapi fjal ai dhe mos ngrihen ne kam".

Më datë 23.12.2019, shtetasi Talo Çela, bisedon me shtetasin Franc Gergely (Çopja) të cilit i tregon se atë ditë kanë marrë rrobat, fenelinat dhe autoparlantën. Më datë 14.01.2020, shtetasi Talo Çela, bisedon me shtetasin Franc Gergely (Copja), nëpërmjet një voice record (mesazhi zanor), ku i tregon detaje të ndjekjes së një makine ku dyshohej se ndodhej Arjan Spahiu.

Mesazhi:

"Po ic bëra xhiro andej këndëj, njita Krrabën, rrugës nalt, mora rrugën ika për nga Tegu, sa marr rugën për nga Tegu unë, sa kap autostradën aty e ke parasysh? sa fillon llamarinat është një bar i thatë aty, e kupton? aty pastaj fillojnë llamarinat, nuk ke qysh kthen, shiko unë aty audin aty se mkan dhën targa ai një ta kthy në vend unë aty makinën mbrapa audit unë e kap mu ke alpeti në rreth të alpetit ishtë veni dritë dhe pash që i ishtë hedh një goc në qafë, dhe e kuptova që nuk është ai by***** edhe po e ndiqja se ishtë postbllok aty, ke rrethi kupton? unë po e ndigja nga mbrapa ai ktheu nga shtëpia ime, unë ime ika drejt, se ktheu nga shtëpia ime ai kupton? kurse rrugorja ishte ku merr për Durrës ku është rrethi sa merr për Durrës 20 metra, unë mora për autostrad për Elbasan ai ra nga shpia ime, un ju leova zjarr dhe i preva rrugën përpara nga ai lala që stukon makinat ai lal gimi edhe e kap fiks ke Din Cami i dola para i bllokoj rrugën ndez sirenat ai naloi u dh në brekë. Ika me shpejtësi në autostradë unë, i dola shpejt para unë, i preva rrugën, e kapa mu fiks ke Din Cami mu ke ajo shpia që është ngjit me Dinin aty e kapa, brram i bllokova rrugën ndez sirenën, na pa ai rroba kshu ai, kur shikoj unë ishtë kalama se unë e kuptova që sishtë ai që tek rrethi se ishte një femër se ska femër që hidhet në qafë atij nuk hidhet qeni në qafë i hidhet femër, edhe kur pashë kshu ishte një cun i vogël u trem fare ai na pa me uniformë me ftyra me kto që kemi ne të ballsamosura e qelbta na pa me uniformë por nuk na i pa kitaret po thjesht sirenat e kshu au iu edhe atë me zhurmë tamam mo, gjoja e lam meqë ishte me femër ik ik se isha i vetëm me kaculin prandaj edhe kshu shyqyr që e pamë me fytyrë se ai gjynah njëzet vjec ishte e kupton? përjetoi traum gjynah edhe kshu, mjaft që e kapa shpejt filimin që sishte ai kur*** prandaj informacioni duhet të jetë tamam Edhe bona mirë shumë që e pash e shkoqita mirë punën kupton? se makina ishte tamam, pash me fytyrë ishte njeri tjetër e ke parasysh, i ka dhënë makinën ai bush*** (në sfondë dëgjohet një zë tjetër dyshohet si zëri i Altin Ndocit) i ka thënë që dilni e bëni xhiro kupton? ka dalë ka bërë xhiro nëpër Tiranë knej, ka kthy për nga shpia ime jo avash avash gjoja me femër për të pa për to bo ose ka ik për hotel varet eee ça sbën vaki po të dyja mendohen."

Në vazhdim të bisedave evidentohet se shtetasi Arjan Spahiu është larguar nga Shqipëria dhe personat e organizatës Çopja nuk e kanë realizuar dot ekzekutimin e tij. Më datë 20.07.2020, shtetasi Hajdar Bako bisedon me shtetasin Talo Çela të cilit i shkruan se, duhet vrarë Arben Spahiu, Arjan Spahiu dhe bashkë me to edhe vëllai tjetër i tyre Rigers Spahiu. Kjo bisedë është zhvilluar në të njëjtën ditë kur në Elbasan është vrarë shtetasi Emiljano Ramazani.

Në vijim shtetasi Franc Gergely (Çopja), i tregon shtetasit Mikael Qosja (Kamami) se pasi të mbarojnë (ekzekutojnë) Arjan Spahiun do bëjnë lëvizje në qytet dhe do tentojnë të ekzekutojnë Arben Spahiun (i cili është vëllai i shtetasit Arjan Spahiu dhe kunati i Erjon Alibej). Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre, shtetasi Franc Gergely (Çopja) i shkruan shtetasit Mikael Qosja (Kamami) se gjithë sytë janë tek Arben Spahiu dhe Arjan Spahiu pasi nëse ekzekutojnë këta persona fitojnë 85% të luftës.

Më datë 27.11.2020, shtetasi Franc Gergely (Çopja) bisedon me shtetasin Mikael Kamami, të cilit i kërkon duke i thënë se tani duhet të bëjnë gati të dytin. Ndërsa, shtetasi Mikael Qosja (Kamami) i shkruan shtetasit Francit se, ekzekutimin e xhuxhit (shtetasit Everest Caka), kanë planifikuar ta kryejnë kur të jetë duke ardhur xhenazeja (gjatë ceremonisë mortore të shtetasit të ndjerë Arjan Spahiu). Në bisedat në vijim, evidentohet se shtetasi Franc Gergely i kërkon shtetasit Mikael Qosja (Kamami) që të ekzekutojnë Arben Spahiun dhe Eljo Bitri të zbresi poshtë (të shkoj në Shqipëri) dhe mos të angazhoj më Talo Çelën pasi ai bën gabime./ZËRI

Poll

MOS HUMB