Aktualitet

Flotilja “Global Sumud” mbërrin në Vlorë, në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Aktivistë italianë, gazetarë, ekspertë të mjedisit dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare kanë ardhur në Vlorë për të shprehur kundërshtimin ndaj projekteve turistike të parashikuara në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, duke kërkuar mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje.

M.K.
Flotilja “Global Sumud” mbërrin në Vlorë, në
Flotila “Global Sumud”

VLORË- Flotilja “Global Sumud” ka mbërritur në portin e Vlorës, ku në bord ndodhen aktivistë italianë, ekspertë të mjedisit, gazetarë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare, mes tyre edhe pasardhës të shqiptarëve që u larguan 35 vite më parë, pasi u nis nga Italia drejt Shqipërisë në kuadër të një misioni solidariteti me protestën e “Revolucionit të Flamingove”.

Aktivistë italianë, gazetarë, ekspertë të mjedisit dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare kanë ardhur në Vlorë për të shprehur kundërshtimin ndaj projekteve turistike të parashikuara në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, duke kërkuar mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje.

Mbërritja e flotiljes u shoqërua me pankarta dhe flamuj me flamingo, simbol i protestës që prej javësh kundërshton zhvillimet turistike në këtë zonë.

Sot 'Flotilja Globale Sumud' do të niset nga porti i Brindisit për në ishullin e Sazanit, në Shqipëri, për t'u bashkuar me mobilizimin kundër projektit për të transformuar ishullin dhe bregdetin e afërt të Zvërnecit në një destinacion turistik luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Mbërritja e anijes ka një vlerë historike, ku 35 vite më parë po në muajin gusht të vitit 1991 anija “Vlora”, e cila u nis nga Durrësi me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, u shfaq në portin e Barit. Edhe sot e kësaj dite, konsiderohet mrekulli se si anija arriti deri në brigjet italiane me atë mbipopullim./ZËRI

Poll

MOS HUMB