
Pika Kufitare Kakavijë
KAKAVIJË- Gjatë mëngjesit të sotëm në pikën e kalimit kufitar të Kakavijë ka patur fluks të shtuar të emigrantëve shqiptarë, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Trafiku është krijuar pasi pala greke po punon me 1 sportel. Radha e automjeteve në pritje për të dalë nga territori grek vlerësohet të jetë deri në 2 km.
Kjo nuk është hera e parë që radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare, pasi edhe javën e kaluar, pala greke punoi me dy sportele duke krijuar radhë të gjata në kufi./ZËRI
Poll