Aktualitet

'Sterilizimi'/ Shtyhet për në shtator seanca paraprake, ish-ministri Beqaj i irrituar: Aktet kanë të pavërteta

Beqaj, i vendosur në pranga pasi akuzohet se ka abuzuar me fondet e SASPAC, ka folur në seancën e sotme, duke kundërshtuar aktet e sjella nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

k.m.
'Sterilizimi'/ Shtyhet për në shtator seanca paraprake,
Ilir Beqaj

TIRANË- Shtyhet pas pushimeve të verës, më konkretisht më 12 shtator, seanca paraprake e “Sterilizimit”. Shkak për shtyrjen e sotme është bërë mungesa e pajustifikuar e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit, i vendosur në pranga pasi akuzohet se ka abuzuar me fondet e SASPAC, ka folur në seancën e sotme, duke kundërshtuar aktet e sjella nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

"Aktet që janë paraqitur kanë të pavërteta,"-është shprehur Beqaj në fjalën e tij, edhe pse i irrituar me trupën gjykuese.

Pasi përfundoi me çështjen e "Sterilizimit", Beqaj kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale qënlidhen me hetimin tjetër të dosjes SASPAC, teksa reagimi i Beqajt vjen dy ditë pasi në një banesë të pretenduar prej tij të marrë me qira në Vlorë, por u ndalua nga Gjykata e Posaçme. Gjykata e ndërpreu me pretendimin se mbrojtja nuk mund të bëhej këtë seancë për shkak të mungesës së avokatit, por gjithashtu i kujtoi se do t'i jepej mundësia për t'u shprehur në një moment tjetër. 

Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”. Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini. Më 18 mars SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB