Aktualitet

FOTO- Kush është shqiptari që masakroi gruan me thikë në mes të Athinës

Eduart Danaj është shpallur në kërkim.

f.t
FOTO- Kush është shqiptari që masakroi gruan me thikë
Eduart Danaj

GREQI- Personi që shikoni në foton e mësipërme është Eduart Danaj autori i dyshuar i vrasjes së shqiptares Enkelejda Danaj në Greqi. 50-vjeçari dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare dhe e la në mes të rrugës, duke u larguar në drejtim të paditur. Danaj është shpallur në kërkim.

FOTO- Kush është shqiptari që masakroi gruan me thikë
EDUART DANAJ

Eduart Danaj ishte denoncuar tre herë në polici nga bashkëshortja e tij Enkelejda Danaj për dhunë në familje. Denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku Danajka denoncuar ndaj partnerit të saj 50-vjeçar për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori. Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar burrin e saj, Eduart Danaj për kërcënime,  dhunë fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori. Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që në vitin 2018. Denoncimi i fundit është bërë më 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kanosje, dhunë fizike dhe abuzim verbal). 50-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në prokurori. 

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB