
FIER- Personi që shihni në foto është Lorenc Gropa, efektivi i Policisë së Fierit, i cili u arrestua këtë të shtunë nga Agjencia e Mbikqyerjes Policore (AMP) pasi akuzohet për kultivimin dhe shitje të lëndëve narkotike. Ai ra në pranga pas një hetimi të AMP, ndërsa në “kurthin” e policisë e ka futur një agjent i infiltruar. Bashkë me të në pranga kanë rënë dhe tre persona të tjerë, konkretisht, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë./ZËRI