
TIRANË- Personi që shihni në foto është Erlis Duka, vëllai i vogël i Leonard Dukës, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arrest në kuadër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të operacionit "Revanshi", që çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend. Erlis dhe Leonard Duka akuzohen për një disa krime.

Leonard Duka, bossi i klanit "Duka", i cili u arrestua në Belgjikë disa kohë më parë ka kërkuar azil në shtetin belg me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Kërkesa e Dukës është bërë ndaj autoriteteve belge, por deri më tani nuk ëstë marrë asnjë vendim për të.Arratia e Leonard Dukës, kreut të klanit 'Duka', të vetëquajtur dhe si ‘Princ Damiani’, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019, përfundoi në shkurt të vitit që lamë pas. I shumëkërkuari ndërkombëtar u kap ditën e 14 shkurtit, ditë kur të dashuruarit festojnë, nën shoqërinë e një vajze. Atij iu gjetën armë dhe para. Vendndodhja e tij u zbulua nga Fast Albania, që informuan më pas Fast Belgjikë, grupi që bëri dhe arrestimin. Leonard Duka njihej dhe si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt. Ata kanë qenë ortakë dhe miq mjaft të mirë, që u kris kur në lojë u fut një shumë e majmë parash prej 800 mijë eurosh.
Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI