
TIRANË- Policia e Tiranës disa ditë më parë arrestoi Ilir Zotaj alias Zio Bushi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Ai është dënur në mungesë me nga Gjykata e Peruxhias me 5 vite dhe 6 muaj burg. Zotaj, ka qenë anëtari i një grupi kriminal, me anëtarë shqiptarë që trafikonin lëndë narkotike nga Belgjika në Itali gjatë viteve 2008-2010.
Ndërsa mësohet se prej vitesh ka qenë në arrati dhe jetonte në Gjermani, Hungari dhe së fundmi kishte ardhur në Shqipëri. Mediat italiane kanë publikaur nëj foto të 44-vjeçarit, teksa bëjnë me dije se ai ishte kreu i organizatës dhe kishte krijuar kontakte me persona të tjerë të botës së krimit dhe transportonte nga Britania e Madhe dhe Belgjika, drogë në Itali. Gjatë operacionit të autoriteteve italiane u sekuestruan 10.4 kg kokainë që do të shitej në Itali, Beligjikë dhe Shqipëri.
Gjithashtu publikuan sot (21 shkurt) edhe foton e 44-vjeçarit Zotaj, që duket se i përket shumë viteve më parë, kohës kur Prokuroria italiane e hetonte. Aktiviteti për të cilin grupi u godit atëkohë i përkiste viteve 2008-2010.
“Interpolin e Romës. Organizata kriminale në të cilën ai dyshohet se ka qenë anëtar, veçanërisht aktive në periudhën 2008-2010, dyshohet se ka krijuar kontakte me bashkëpunëtorë me banim në Belgjikë, Britani të Madhe dhe Shqipëri, duke arritur të kontrabandojë mbi 30 kilogramë kokainë në Itali. Droga, e blerë jashtë vendit, më pas shitej në Perugia, Romë, Melara, Alba Adriatica, Parma, Ancona, Brescia, Teramo, Erbusco dhe Chieti. Shumat e parave të marra nga aktivitetet e paligjshme janë transferuar menjëherë në Shqipëri”, thuhet në mediat italiane.
Po ashtu, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të tij në Itali./ZËRI