
BRITANI- Mikel Hasani, 28 vjeç, Martin Kurti, 27 vjeç, Ardit Lataj, 30 vjeç, dhe Arlind Neza, 32 vjeç janë dënuar me burg nga Gjykata e Stafford Crown në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Hasani u dënua me dy vjet e tre muaj burg dhe duhet të paguajë një gjobë prej 228 £, ndërsa Kurti, Lataj dhe Neza u burgosën për dy vjet dhe secilit iu tha të paguanin një gjobë prej 187 £.
Arrestimi dhe më pas dënimi i tyre erdhi pas një operacioni të Policisë që çoi në sekuestrimin e 944 bimë kanabisi, 560 paundëve cash dhe disa telefonave. Operacioni i autoriteteve u zhvillua më 8 Korrik. Droga u sekuestrua dhe u asgjesua. Kryeinspektori Tim Norbury, komandanti i ekipit lokal të policisë në Staffordshire, tha:
“U sekuestrua kanabis me vlerë mijëra paund. Si i tillë, ky është një rezultat i madh. Duam të jemi shumë të qartë se nuk e mirëpresim kultivimin e kanabisit këtu në Staffordshire”, tha ai./ZËRI