TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se më 8 tetor, ditën kur në Kuvend do të diskutohet reforma territoriale, do të zhvillohet protestë.
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Berisha ftoi qytetarët që t'i bashkohen në atë të cilin kryedemokrati e quajti 'protesta më e fuqishme kombëtare që ka njohur vendi'.
“Të dashur miq, mirupafshim javën e ardhshme dhe njëherë ndjesë për vonesën. Ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në Parlament të reformës territoriale. Faleminderit”, shprehet Berisha.
Më herët, kryedemokrati Sali Berisha mblodhi aleatët e tij politikë ku u diskutuan strategjinë që opozita do të ndjekë në rast se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore miratohen pa konsensusin e opozitës. Gjatë fjalës së tij përballë aleatëve, lideri i opozitës deklaroi se në këto kushte, vetëm protestat, të cilat mund të largojnë nga pushteti kryeministrin Edi Rama./ZËRI
