Aktualitet

Plagosi policin, momenti i arrestimit të Klered Bozhanajt

Policia e Shtetit ka nxjerrë foton e tij dhe momentin kur policët e nxjerrin jashtë banesës së tij. I veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht. 

k.m.
Plagosi policin, momenti i arrestimit të Klered Bozhanajt
Klered Bozhani

TIRANË- Dalin pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit, Klered Bozhanit, i cili plagosi dje me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë. Policia e Shtetit ka nxjerrë foton e tij dhe momentin kur policët e nxjerrin jashtë banesës së tij. I veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht. 

Për arrestimin e Bozhanit sot, thuajse 24 orë pas ngjarjes, janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa autori u kap befasisht pranë banesë së tij në rrugën “Hysen Dura”. Me vete kishte edhe armën e zjarrit, të cilën e kishte ende me vete.

Plagosja e efektivit ndodhi pasditen e djeshme. 42-vjeçari po ndiqej me motor nga efektivët e Policisë së Shtetit. Në një moment, ai ishte drejtuar për në banesën e tij, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes në zonën e Porcelanit, por u ndalua nga efektivi. Pikërisht në atë moment, 42-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit që kishte me vete dhe ka qëlluar mbi efektivin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Për të, Policia e Shtetit nxorri edhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB