Aktualitet

FOTOT/ Nga jashtë çifti perfekt! Çfarë e shtyu drejt vetëvrasjes gruan, mori me vete dhe tre fëmijët e mitur

Polumbarët e forcave RENEA po kërkojnë 3 kufomat e tjera edhe gjatë natës.

k.m.

FOTOT/ Nga jashtë çifti perfekt! Çfarë e shtyu drejt

SHKODËR- Erdgys Arrazi denoncoi disa ditë më parë zhdukjen e të shoqes dhe 3 fëmijëve të tyre të mitur, por duket se fati i tyre ka qenë fatal. Mesditën e sotme është gjetur e mbytur në lumin Buna, vajza 9-vjeçare e çiftit. Polumbarët e forcave RENEA po kërkojnë 3 kufomat e tjera edhe gjatë natës.

Sipas Policisë dyshohet se ajo është vetëmbytur, e nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë dhuna sistematike psikologjike dhe fizike që Arrazi ushtronte ndaj të shoqes dhe fëmijëve. Madje i kërkonte edhe që të largoheshin nga shtëpia për të jetuar me të dashurën e tij, të cilën e kishte prezantuar me vajzën e madhe. Por ndryshe nga sa pretendon Arrizi që kurrë nuk i kishte "prekur me dorë" fëmijët dhe gruan, kunata e tij është shprehur për të kundërtën. Ndaj edhe është vendosur në pranga. 

Megjithatë ai vazhdon dhe i mohon pretendimet për dhunë, duke shtuar se e shoqja vuante nga depresioni, madje dhe se konsumonte anti-depresantë. Deri më tani, dinamika e ngjarjes nuk është e qartë. Deri më tani ka dyshime se gruaja me tre fëmijët është vetëhedhur nga ura, por nuk përjashtohet pista tjetër që të jetë Arrazi, autori i vrasjes. Ai ka mohuar këtë akuzë, por një detaj që ka ngjallur dyshime është fakti se në momentin që ka shkuar në morgun për identifikimin e trupit të të bijës, ka qenë i ftohtë dhe i qetë. Po ashtu, edhe gjatë ditëve që nuk e dinte vendndodhjen e tyre, ka vijuar rutinën i qetë duke konsumuar kafe me miqtë.

Ndërsa të dy, në rrjetet sociale, pasqyronin një jetë si të dashuruar dhe të dhënë pas fëmijëve. Në profilin  31-vjeçarit në Facebook, fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si me nofka përkëdhelëse. Të njëjtat fjalë nuk kanë munguar as për të shoqen, por me të nuk ka postuar kurrë foto. E as ajo me të.

FOTOT/ Nga jashtë çifti perfekt! Çfarë e shtyu drejt

Në dukje ishin familja perfekte, deri 2 ditë më parë! Se çfarë ka ndodhur brenda 4 mureve të shtëpisë së tyre ende nuk dihet, pritet që vetë 31-vjeçari të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes. E teksa ai flet, polombarët vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, 8 dhe 4 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB